Një nga temat më të nxehta në Kosovë në gjatë muajt e fundit që çoi në bllokim të punë së Kuvendit, demarkacioni me Malin e Zi, sipas Veselit, do të sillet në Kuvend javën e ardhshme, raporton Insajderi.
“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe javën e ardhshme do të diskutohet në parlament për ratifikimin e marrëveshjes kufitare”, citohet të ketë thënë Veseli.
Para italianëve Veseli ka thënë se sa i përket demarkacionin “nuk ka alternativa të tjera përpos miratimit të tij”.
“Ky është një interes kombëtar”, citohet të ketë thënë Veseli.
Në Itali ai ka folur edhe për migrimin e kosovarëve. Veseli u ka thënë italianëve se qytetarët e vendit të tij nuk e kanë më prioritet emigrimin.
“Nuk ka asnjë rrezik për një valë të re të refugjatëve nga Kosova drejt Evropës”, citohet të ketë thënë Veseli.
Potencoi faktin se Kosova është komb i vogël por me një diasporë prej 800 mijë njerëzish, gati një e treta e popullsisë.
“Lindshmëria ka rënë dhe vendi po përjeton një ikje të truri”, citohet të ketë thënë Veseli, raporton “ansamed.info”.
Sipas Veselit, problemi më i madh në Kosovës është papunësia dhe krijimi i stabilitet për rritje ekonomike.
“Sidomos të rinjtë që përbëjnë shumicën e qytetarëve janë të papunë”, citohet të ketë thënë Veseli.
Lajmi.net ka raportuar më 23 shkurt se demarkacioni pritet të nxirret në votim më 9 mars, pra nesër një javë.
Lexoni edhe:
http://lajmi.net/demarkacioni-do-te-shkoje-ne-kuvend-per-votim-me-9-mars/embed/#?secret=XUprTlpbM2






















