Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, në një konferencë për shtyp deklaroi se refuzon t’ja japë mandatin e kryeministrit kreut të LSDM, Zoran Zaevit.
Ai u ndal tek platforma e partive shqiptare, duke akuzuar sërish se kjo platformë është përgatitur nga një vend tjetër.
“Ajo është e përgatitur nga një shtet tjetër, dhe me ndërmjetësim të një shtetit tjetër. Përmbajtja e saj është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë. Me këtë Platformë Maqedonia është e kërcënuar, ndërsa unitariteti dhe pavarësia është vënën në rrezik. Për shkak kësaj platforme shteti po humb unitaritetin e saj”, ka thënë Ivanov.
Për të ardhmen dhe karakterin e shtetit nuk mund të bisedohet tha Ivanov.
“Gjatë takimit me Zaevin kam kërkuar që të refuzoj këtë platformë, sepse qytetarët e Maqedonisë, kanë votuar për program dhe jo për platforma të formuara në shtetet tjera. Pranimi i platformave të huaj dënohet edhe me Kodin Penal. Nga Bashkësia Ndërkombëtare presim të dënojnë publikisht këtë platformë sepse paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë dhe unitaritetin e saj. Heshtja e BE-së, na thotë se e ardhmja e vendit varet nga ne qytetarët dhe institucionet e saj”, tha mes tjerash Ivanov.






















