• Latest
  • Trending
  • All

Justina

14/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Justina

14/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Edison Ypi

Do ju rrëfej për një njeri të jashtëzakonshëm, një njeri “lindur për të këndur” që djajtë e kuq e shndrruan në njeri për të “jetuar për të vuajtur”.
Breda refuzimit të çdo gjëje që i bëja asaj kohe të mynxyrshme, ngjarjes në vazhdim nuk i mbaj mend as vitin as muajin. Duke krahasuar kordinatat kohore të ngjarjeve të tjera, besoj se duhet të ketë ndodhur diku pak para Festivalit të 11-ë.
Jo se nuk jam tani, se mbahem goxha, sikur sapo kam dalë nga veza dukem, por kur isha më i bukur se Riçard Giri dhe krejt Hollivudi, po sorollatesha një aksham tek Sheshi Skënderbej.
Në atë kohë, si dhe vite më pas, i përpirë i tëri nga leximet, librat, “Radio RAi”, “RAI TV” etj., s’kisha qënë kurrë as atëhere dhe as më vonë, në asnjë soc-koncert, soc-çfaqje teatrale apo soc-film.
Atë aksham, pa e ditur as vet se si, këmbët, ato që jo rrallë dinë dhe ndjejnë më tepër se koka, më shpunë brenda Pallatit të Kulturës ku po bëhej një koncert me këngë. Hyra dhe nisa të vërallosesha sa në katin e parë ku këndohej pa skenë, drejt në dysheme, dhe në katin e dytë ku ka qënë, ndoshta dhe është, një ballkon rrethqark perimetrit kuadratik të sallës së madhe. Të dy katet ishin plot me të rinj. Këngët, si këngët e asaj kohe. Ama, ç’ësht e vërteta, jo të gjitha, se ende frynte ajo puhiza që më vonë u quajt “erë liberalizmi”.
Në këto endje e sipër, duke dëgjuar të këndohej për partinë, puntorët, fitoret, uzinat, traktorët, kallot e duarve, djersën e kooperativës, befas nisi të këndojë një femër. U ndodha fare afër saj, nja katër a pesë metra.
Që në çastin e parë, hapin e parë, xhestin e parë, fjalën e parë, tingullin e parë, më shkaktoi mornica.
Ishte krejt e ndryshme, tepër larg partisë, puntorve, uzinave, fitoreve.
Kishte një energji tjetër, një tonus të ndryshëm, rrezatim të panjohur, shije të pa provuar, vibracion të pangjajshëm.
E kënduara e saj ishte një miks mahnitës i talentit, butësisë, ëmbëlsisë, seriozitetit, përgjegjësisë, po aq sa edhe i një nervozizmi të dukshëm, një shqetsimi të brendshëm, një revolte të shpallur. Ishte pra, diçka e pa provuar kurrë më parë, diçka jo e atyshme, e këtushme, diçka e përtejme, njëkohësisht tepër e largët dhe tepër e afërt, diçka prej Udstoku, dhe më tepër.
Nuk më kujtohet kënga që këndoi, titulli, dhe asnjë fjalë.
Më kujtohet me përpikmëri diçka tjetër, diçka makabre, që më mbeti përgjithmonë në kujtesë.
Të mirkuptohen dhe ta nxisin reciprokisht njëri-tjetrin këngëtarët dhe publiku i sotëm, është diçka më se e natyrshme.
Atëhere, për të mos thënë kurrë, mirkuptimi i këngëtarëve me publikun, ishte, ose i shtirur, ose ndodhte tepër-tepër rrallë.
Këngëtarja që sapo nisi të këndojë, pati aftësinë të realizojë në çast një mirkuptim të plotë me publikun, i elektrizoi menjëherë të gjithë. Edhe atë për të cilin kisha qënë i bindur se një gjë e tillë nuk mund t’i ndodhte kurrë, mua.
Kaluan çastet e para, sekondat e para, minuta e parë, minuta e dytë, këngëtarja po bënte diçka të paimagjinueshme. Po konsumonte herezinë më të madhe kundër kurvit, bukshkalësinë më të rëndë ndaj partisë, pabesinë më të përbindëshme ndaj Sigurimit; Po lëvizte gjymtyrët, duart, këmbët, dhe diçka tjetër që kalonte edhe përfytyrimin e të marrëve; po lëvizte pak fare, fare pak, belin.
Të lëvizësh gjymtyrët, beli lëviz vetvetiu.
Të lëvizësh këmbë e duar pa lëvizur dhe sadopak belin, edhe sikur të duash, është e pamundur.
Të këndoje pa lëvizur as gjymtyrët as belin, këtë në atë kohë e bënin të gjithë këngëtarët.
Ajo lëvizi edhe gjymtyrët edhe belin. Jo si qëllim në vetvete. Krejt natyrshëm, krejt shpenguar.
Mes bukurisë së zërit, ritmit, lëvizjeve të saj, çfarë ndodhi më pas, lus lexusin që ka dëshirë ta dijë, nëse është me cen në zemër, leximin e këtij shkrimi ta ndali urgjentisht këtë çast. Të tjerët, më pak të rrezikuar nga ndonjë infarkt, alivanosje, apo hemorragji cerebrale, mund ta vazhdojnë leximin, por patjetër të kapur pas ndonjë sendi për të mos u rrëzuar. Një gotë me ujë pranë për çdo eventualitet, është gjithashtu e rekomanduar.
Kur s’kishin kaluar pra as tre minuta, dikush me pamje tejet të merakosur, ja behu nga turma drejt këngëtares.
Isha fare afër. Pashë dhe dëgjova gjithçka.
Njeriu i ardhur nga turma, me duart e veta të ndera dhe të ngrira, duke i treguar këngëtares duart dhe këmbët e saj lëvizëse, i tha; “Kujdes-kujdes-kujdes, jo kështu, mos lëviz”. Pastaj i uli pakëz duart e e ndera, dhe duke i treguar, e ndoshta edhe duke ja prekur pak belin, nuk i tha gjë, por mesazhi apo urdhëri ishte më se i qartë;
Mos e lëviz belin !
Dola menjëherë jashtë.
Rrëzë njërës prej kolonave, volla.
Ika i tmerruar. Lashë të tyret, vajta tek të miat, leximet, librat, RAI, Jash Gavronski, Paolo Testa, Roberto Gervaso, Maria Laura Giulietti, pastaj në krahët e Morfeut për të parë ëndërra të liga.
Nuk u interesova të di çfarë ndodhi më pas me këngëtaren që ja therën këngën.
Prej atëhere nuk i lashë më kurrë këmbët të më çonin në asnjë koncert.
Shumë më vonë, mes tmerreve të pafundme, krejt rastësisht, mora vesh se këngëtaren e talentit të madh, e zërit kumbues, energjisë, refuzimit, përbuzjes, revoltës, gjymtyrëve lëvizëse, që quhej Justina Aliaj e kishin degdisur diku.
Justina Aliajn e kishin vrarë dhe nuk e kishin groposur.
E vrarë e pa groposur, as e gjallë as e vdekur, për Justina Aliajn flisnin të gjithë. Vrasja dhe mosgroposja e kishin bërë të pavdekshme.
Thuhej se Justina Aliaj ishte si Ornella Vanoni dhe Vaçe Zela si Mina. Kush të donte mund të zgjidhte mes të dyjave. Por s’do ment se ku këngën ta thernin, të vrisnin e s’të groposnin, dy tonat ishin më të mira se dy italianet që mund të bënin ç’të donin dhe gjë e keqe s’i gjente.
Për shumë kohë më mbeti në mendje njeriu që u shkëput nga turma për t’i sugjeruar Justina Aliajt ngrirjen në vend të lëvizjes, vdekjen në vend të jetës, vrasjen por jo groposjen.
Kush të kish qënë vallë ?!
Ndonjë sigurimist që e vrau dhe nuk e groposi për ta bërë të vuante sa më tepër, ishte më se e besueshme.
Por mund të ketë qënë edhe ndonjë dashamir shpëtimtar, i cili, përmes një gjesti gjoja prej vigjilenti, vërtet e vrau, por nuk e groposi, që Justina gjithsesi të mbetej gjallë.
Asgjë për tu habitur, e aq më pak për të mos e besuar. Sa kohë shqiptarët gdhiheshin e ngryseshin jetevdekjepërqafuar mund të ishte edhe njëri edhe tjetri. Prandaj mes të dyve edhe sot e kam të pamundur ta përcaktoj cili mund të ketë qënë.
Ta tundin portretin e kurvit. Ta lidhin shallin e kuq. Ta shkruajnë Historinë si të duan. S’ka problem. Qielli i kaltër do mbetet. Toka do rrotullohet. Stinët do ndërrohen. Dielli do lindi e do ngrohi. Dallgët do vazhdojnë të përplasen në breg. E plagosur, e therur, e vrarë e pa varrosur, Justina Aliaj ende këndon.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

“Edhe Serbia u përfshi në krijimin e Qeverisë së Kosovës”

Next Post

Të jesh, të dishë, apo të keshë …?!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Të jesh, të dishë, apo të keshë ...?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.