Joachim Low nuk lejon asnjë diskutim: “Kush fiton të shtunën, do të fitojë edhe kampionatin Europian”, tha traineri gjerman, gjatë konferencës së shtypit në Bordo, ku do të zhvillohet ndeshja e madhe.
“Gjermania, Franca dhe Italia, do të duhet të kenë si objektiv fitimin e turneut. Të gjithë kanë nivel të lartë cilësor. Tani është momenti për që të përqëndrohemi në ndeshjen e radhës, pastaj do të kemi një gjysmëfinale me vendin organizator, megjithë edhe francezët nuk e kanë të lehtë kualifikimin. Kemi shumë rrugë për të bërë, mirëpo ai që do të fitojë në përballjen tonë me Italinë, mund të ëndërrojë fitoren përfundimtare”, theksoi Low.
Për trainerin gjerman, Italia është një tabu në turnetë e mëdhenj. “Po, historia thotë se kurrë nuk i kemi fituar, mirëpo këtë herë nuk do të bëjmë të njëjtat gabime të së kaluarës dhe do të doja të luanim me një mënyrë të ndryshme. E kemi dhëmuar këtë në miqësoren e marsit: po të përqendrohemi, mund të fitojmë çdo kundërshtar. Gjatë këtyre ditëve e kemi analizuar Italinë; nuk është një ekip mqë vetëm mbrohet. Duhet të gjejmë një ekuilibër në sulm dhe në mbrojtje; duhet të krijojmë raste, por pa bërë gabime. Do të duhet të jemi cinikë, sepse nuk do të kemi shumë shanse, siç ndodhi me Irlandën e Veriut”.















