Traineri italian, Antonio Conte e ka cilësuar Gjermaninë si “ekipin më të kompletuar në botë, shumë më të fuqishme nga Spanja” dhe ndeshjen e të shtunës në Bordo, si “një ndeshje për jetë a vdekje”.
“Çdo ndeshje është e ndryshme. Luajmë kundër ekipit më të fortë, më të fuqishëm nga Spanja. Është kampione bote, disponon teknikë, gjendje fizike, organizim. Gjendet në një periudhë shumë të mirë të historisë së vet, ka shumë lojtarë të mirë. Është një ndeshje për jetë a vdekje, një ndeshje e madhe”, deklaroi traineri italian.
“Do të përpiqemi të luajmë mirë, por e dimë se do të gjejmë rezistencë. Kemi respekt të madh për Gjermaninë. Po përpiqemi t’i bëjmë gjërat ashtu si para ndeshjes me Spanjën. Kemi avancuar shumë dhe pamë një përmirësim të madh nga miqësorja e marsit kur na mundën. Është inkurajim për që të dimë se tashmë jemi më të mirë. E kemi studiuar Gjermaninë, jemi të përgatitur. Ka cilësi, talent dhe organizim. Aktualisht është ekipi më i kompletuar në botë”, shtoi Conte.
“Para turneut nuk kishim shumë besim, jo vetëm nga mediat greke, por edhe ato ndërkombëtare. Dëshmuam se kemi bërë punë të madhe dhe kemi 23 lojtarë që jepin gjithçka dhe munden të jenë antagonistë”, deklaroi traineri i kombëtares italiane.















