Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.
Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta, ku në fund të takimit ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër. Kurti theksoi se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve
“Të jenë në nivel të detyrë, jo vetëm zyrtare, por edhe historike për qytetarët që janë me varfërinë më të madhe në rajon. Obligim të jemi në shërbim të qytetarëve për të ngritur dinjitetin e tyre”, deklaroi Kurti.
Ndërsa Basha u shpreh: “E sigurova që prioritet me bashkëpunimin mes dy vende, do bëjmë gjithçka për të ndalur shpopullimi dhe angazhim tonë për të vazhduar mbështetjen për njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizmat kombëtarë. Kurti mund të mbështet tek PD, për t’i dhënë çdo ndihmë.
Ndërkohë, mësohet se Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun Erion Veliaj, shkak është bërë axhenda e zënë.



















