Zhvillimi i turizmit nëpërmjet eventeve kulturore ndërkombëtare, sjell në Berat eventin e muzikës jazz dhe verës, si një ndër resurset e zonës.
Organizuar nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Beratit dhe përkrahës të tjerë, ky festival synon sensibilizimi qytetar ndaj vlerave të rralla historike e muzeale që Berati trashëgon, e njohjen me traditën e kulinarisë e verës, në sezonin e festës së verës, që njeh dhe frekuentim të madh vizitorësh, prej një pesëvjeçari në këtë rajon e më gjerë.
Jazz&Wine do të prezantojë dhe prurje të reja artistike. Sjellje të performacave të grupeve që kanë gërshetuar elementë etno-kulturorore vendase me ato të huaja.



















