Në një intervistë për “Epoka e Re”, Jashari ka thënë se të drejtat e familjarëve të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve të luftës së UÇK-së janë të përcaktuara me ligj të veçantë dhe, sipas tij, Qeveria është e obliguar t’i përmbushë obligimet ndaj tyre.
Jashari i ka bërë thirrje Qeverisë dhe institucioneve të tjera t’i thërrasin mendjes dhe mos të luajnë me kategoritë e luftës së UÇK-së.
“Është e padrejtë dhe e paligjshme që prindërve të dëshmorëve t’u thuhet të zgjedhin se cilin pension duan ta marrin. Ata duhet të gëzojnë pensionin e moshës, por edhe pensionin për dëshmorët”, thotë ai.






















