Presidentja e Kosovës, AtifteJahjaga, u prit sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan në një audiencë private nga Shenjtëria e Tij, Papa Francesku. Në takimin që zgjati mbi 40 minuta, Presidentja Jahjaga i shprehu Papa Franceskut mirënjohjen për pritjen duke e vlerësuar si një gjest të besimit dhe të njohjes së përpjekjeve të Kosovës për të forcuar harmoninë ndërfetare si dhe të ambicieve për të jetuar në paqe dhe liri të një shoqërie të qytetarëve të barabartë.
Jahjaga e falenderoi Papa Franceskun për porositë e Tij për shpresë dhe gjithëpërfshirje dhe e vlerësoi rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periduhat e rënda të historisë së saj.
Ajo tha se në rrugën e saj të vështirë, Kosova ka qenë e inspiruar nga udhëzimet ePapa Gjon Palit II dhe durimi dhe humaniteti i Nënës Tereza.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive.
Duke u shprehur se sot është e njohur nga 108 shtete të botës, Jahjaga tha se shpreson që edhe Selia e Shenjtë do të vendos ë që ta mbështesë vizionin e një Kosovë të pavarur dhe demokratike.
















