Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka refuzuar ftesën për vizitë në Serbi. Jahjaga të enjten ka njoftuar organizatorët se nuk mund të vizitojë Beogradin të shtunën më 1 nëntor.
Presidentja kosovare ishte ftuar nga Komisioni Tripalesh i Komisionit Evropian për të marrë pjesë në konferencën rajonale që do të mbahet në kryeqytetin serb nga 31 tetori deri më 2 nëntor.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministra dhe presidentë të vendeve të rajonit. Ende nuk dihen arsyet që Jahjaga u ka dhënë organizatorëve të takimit për refuzimin që ajo i ka bërë kësaj ftese.
















