Zbardhen detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur në Fushë Krujë, ku persona ende të paidentifikuar nga policia thyen një pikë këmbimi valutor dhe morën shumën e parave që ndodheshin aty.
Burime nga policia thanë se, autorët rreth orës 03:30 minuta kanë thyer derën e pikës së këmbimit valutor me makinën që kishin vjedhur. Ata kanë marrë shumën prej 288 mijë lekësh që ndodheshin në kasafortën e pikës së këmbimit valutor.
Ndërkaq të njëjtat burime kanë bërë të ditur se makina e cila është përdorur në këtë grabitje është vjedhur në Tiranë, konkretisht në zonën e Laprakës.
Makina mësohet se është gjetur nga policia dhe është në ambientet e policisë së Fushë Krujës, duke u mbajtur në ruajtje, ndërsa është duke u kërkuar për autorët e grabitjes./SYRI















