Largimi i shqiptarëve të Kosovës drejt Serbisë, Hungarisë dhe më tej shteteve të Evropës Perëndimore po shndërrohen në një fenomen të frikshëm.
Persona të ndryshëm që po përjetojnë tmerret që kalohen në kampet e Hungarisë kanë hedhur disa fotografi që dëshmojnë realitetin e hidhur.
Shumë shqiptarë flenë ngjitur me njëri-tjetrin, për shkak se nuk kanë hapësirën e duhur për një gjumë të rehatshëm, transmeton KTV.
Një pjesë e emigrantëve shihen duke fjetur në pllaka të dyshemesë.
















