Një video e publikuar sot sjell më të qartë pamjen e vrasësit të 36-vjeçarit Elton Ciça mbremjen e së dielës, krahasuar me videon e disa ditëve më parë.
Në videon e re, të bërë publike nga ABC News, e filmuar nga një prej kamerave të sigurisë së lokalit, shihet autori i krimit, i veshur sportiv: me xhup, xhinse, atlete dhe me një kapele.
Ai futet në lokalin “De Niro” me hap të shpejtë, teksa përpiqet të fshehë pistoletën që mban në dorë me lëvizjet trupore (ndërsa në brez i dallohet një këllëf pistolete) afohet pranë tavolinës ku Çiço ishte në shoqërinë e disa personave të tjerë, dhe qëllon viktimën.
Pas kësaj, ai vrapon jashtë dhe humbet gjurmët.
Në lokal, nga lëvizjet e personave të tjerë, vihet re një situatë kaotike.



















