Me anë të një deklarate paraprake mbi ngjarjen policia ka folur mbrëmjen e së dielës për vrasjen e ndodhur ne Tiranë.
Sic bëjnë me dije burimet nga vendi i ngjarjes, Elton Cico është qëlluar me dy plumba në kokë nga një person që ka hyre në lokal dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej viktima.
Në deklaratë theksohet se Policia e Tiranës ka marr një telefonate se në një lokal pranë zonës së stadiumit “Selman Stermasi”, tek Tirana e Re, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Sic bëjnë me dije burimet zyrtare, forca të shumta policore shkuan në vendngjarje.
“U konstatua se te lokal “De Niro” është plagosur me arme zjarri shtetasi Elton Cico.
I plagosuri është dërguar menjehër për ndihmë mjekesore në spital, por me gjithë ndihmën e dhëne ai ka ndrruarr jetë”, theksohet në deklaratë.
Policia njoftoi se po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe kapjen e autorëve.
















