Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka ndjekur në terren fillimin e menjëhershëm të punës për prerjen e lidhjeve të paligjshme në ujësjellësin e Qafë Thanës.
Haxhinasto thekson një nga objektivat kryesore të reformës së ujit, është eliminimi i humbjeve në rrjetet e Ujësjellësave, që shkon në 67 për qind.
“Menjëherë është bërë ndërhyrja në rrjet për të prerë lidhjet e paligjshme. Uji duhet të trajtohet si pasuri dhe duhet të kapitalizohet në të ardhura për ujësjellësin e Prrenjasit, dhe të ketë mundësi të përmirësohet furnizimi me ujë për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie. Një nga objektivat e kësaj reforme është eliminimi i humbjeve në rrjet. Në ujësjellësin e Qafë Thanës priten lidhjet e paligjshme që merrnin 290 litra/sek. ujë të papaguar nga 500 litra/sek që ka ujësjellësi, e që shkonin për lavazh makinash, në vend që të shkonin në rubinetat e qytetarëve”, tha ministri.
Ministri Haxhinasto shoqërohej në këtë inspektim edhe nga kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira. Pas Prrenjasit, aksionet kundër lidhjeve të paligjshme do të shtrihen edhe në 60 bashkitë e tjera të vendit.
















