Ankesat e reja të kryetarit Ivanov janë bërë në Forumin Global në Baku, Azerbajxhan.
”Standardet e dyfishta të praktikuara deri tani në Maqedoni na kanë penguar të drejtën tonë për pasjen e identitetit dhe prosperitetit si shtet. Maqedonisë i janë bllokuar rrugët për integrim në NATO dhe BE. Në Maqedoni, definitivisht mund të them se ka ndodhur një shembje e veprimtarisë së faktorit ndërkombëtar.” ka thënë mes tjerash Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Në skenë, në kohë krizash për qytetarët tonë ka dy ide: shpresë dhe frikë. Qytetarëve të Maqedonisë ju është shuar shpresa dhe ka mbetur frika.” saktësoi Ivanov në Forumin Global në Baku, Azerbajxhan.























