Një shqiptar ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në një ndërtesë. 51 vjeçari shqiptar L.S, ka rënë nga një lartësi prej 15 metrash.
Sipas medieve italiane shqiptari ishte duke punuar mbi çatinë e një Kishe në Bolonja, ndërkohë që autoritete kanë filluar hetimet, për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes, duke nisur nga mungesa e kushteve të sigurisë në punë.















