Fjalimi i Pandeli Majkos në Kuvend, ku shprehej se nëse me votimin e Reformës së Drejtësisë, preket sovraniteti i vendit do të linte mandatin ka sjellë reagime të ndryshme.
Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila me një shënim në profilin e tij në Facebook, shkruan se deklarata e Majkos i ka rrënqethë mishtë.
“Më ngjeth mishtë ky djalë sa herë që flet. Epo votojeni reformën. Nëse pas leximit ndjeni diarre, të vjella, të ngritura qimesh përpjetë, dridhje dhe temperaturë, vjen nga ngarkesa emocionale që keni pësuar gjatë leximit”, shkruan Hila.
















