Një shqiptar 33-vjecar është plagosur rëndë nga një afrikano-verior, në një ngjarje të ndodhur pasditen e djeshme në Breshia të Italisë. I riu, mësohet se është qëlluar disa herë me thikë, në momentin që ishte duke mbrojtur të fejuarën e tij.
Sicc bëhet e ditur, shqiptari është dërguar në gjendje të rëndë në spital dhe mjekët nuk kanë dhënë shumë informacione në lidhje me të, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është vënë në kërkim të afrikanit, i cili është larguar para mbërritjes së karabinierëve.














