Nëntë persona janë arrestuar në qytetin e Padovas në Itali gjatë një operacioni antidrogë të koduar ‘Arrow’.
Policia sekuestroi 45 kilogramë marijuanë dhe mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.
Ky konsiderohet si koka e grupit që drejtonte dhe udhëzonte 8 nigerianët.
Karabinierët sekuestruan edhe 60 mijë Euro cash.
Megjithatë detaje për operacionin do të jap prokurori i zonës gjatë një konference për mediat, më vonë gjatë ditës.














