Në Ankona janë zbuluar nga policia kufitare e italiane 15 qen gjahu të racave të ndryshme, të cilët po futeshin ilegalisht në Itali.
Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se qentë ishin futur në kuti të mbyllura në kushte çnjerëzore. Mediat italiane shkruajnë se kishin 20 orë që udhëtonin në det me anijen shqiptare.
Ndërkohë ato u zbuluan përmes skanerit dhe autoritetet i sekuestruan menjëherë. Qentë nuk kishin as dokumentet shoqëruese.
Sipas mediave vendase ata janë dërguar në veterineri për ekzaminime. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona nga anija shqiptare. Policia italiane ka njoftuar se qentë do t’u shiteshin disa gjahtarëve për 20 mijë euro.















