Kryetari i qytetit Vissa, një nga qytetet më të mëdha në rajonin e goditur, tha se dëmet më të mëdha janë shënuar në ndërtesat që qenë dëmtuar në tërmetin e 24 gushtit.
Qeveria italiane ka vendosur që të ndajë 40 milionë euro për rajonin e prekur dhe ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në gusht në këtë zonë.
Qeveria përveç kësaj ka premtuar, siç ishte edhe rasti në gusht, që të gjitha ndërtesat e dëmtuara të rindërtohen, prandaj ka organizuar pranimin e të gjithë atyre që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Një varg tërmetesh të fuqive të ndryshme përfshirë edhe dy prej 5.5 dhe 6.1 ballësh u regjistruan në rajonin e Italisë qendrore në mëngjesin e të enjtes.






















