Madje ajo iu drejtua edhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi duke ia kujtuar atij se ai ishte në luftë së bashku me familjarët e saj.
“Ju e dini mirë zotëri Selimi që keni qenë bashkë me familjaret e mi në lufte. Dhe turpërohem si i bashkohesh atyre që po i shkatërrojnë institucionet dhe po drejtojnë akuza të rënda në drejtim të UÇK-së”, deklaroi ajo.
Tutje ajo tha se një pjesë e madhe e Vetëvendosjes kurrë s’mund të jenë mbrojtës të UÇK-së.























