Beqiri ka thënë se kjo nuk është fshehtësi, por është problem që do ta zgjedhin për interes të vendit.
“Ne nuk po e fshehim që i kemi disa telashe me disa deputetë, nga disa LDK e PDK, por problemi është në çështje madhore dhe për interes të vendit me votu shumica. Ne jemi në konsultime e sipër dhe do të shohim si do të veprojmë më tutje”, ka thënë Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.






















