Haliti ka treguar projektligji për demarkacionin nuk është dërguar ende në Kuvend nga Qeveria.
“Ky projektligj nuk ka ardh në Kuvend akoma nga Qeveria, kur të vij ne e kemi për obligim ta shqyrtojmë në Kryesi dhe t’ia japim komisioneve përkatëse, kjo është mundësia jonë si Kryesi”, ka thënë Haliti.
Sa i përket ratifikimit të demarkacionit, ai ka thënë se kjo çështje është obligim dhe duhet të kalojë.
“Unë do t’i përkrahi interesat e Kosovës , të tjerët se si votojmë është çështje individuale. Kjo është një çështje për të cilën institucionet e Kosovës e kanë obligim sipas marrëveshjes për stabilizim asociim që të nënshkruhet marrëveshja për demarkacion. Shumë shpejt duhet të filloj edhe demarkacioni me Serbinë”, ka theksuar Haliti.
Tutje ai ka thënë se partitë në pozitë dhe opozitë janë në bisedime për të arritur pajtueshmëri për ratifikimin e kësaj marrëveshje.























