Eshtrat e Heroit Isa Boletini e të bashkëluftëtarëve të tij do të rivarrosen në Vlorë, më 10 qershor.
Vendimi është marrë nga Këshilli Organizativ i ceremonisë së rivarrimit, me propozimin e të dy qeverive dhe me pëlqimin e familjarëve.
“Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe familjareve te bashkëluftëtarëve te tij prezent ne takim, u vendosë që: eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015.
Këshilli Organizativ do të vazhdojë punën në përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit sipas agjendës së mëparshme:, thuhet në komunikatën e Këshillit Organizativ.