• Latest
  • Trending
  • All

IRA dhe makina e Petritit

25/11/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

IRA dhe makina e Petritit

25/11/2016
in Aktualitet

Daut Dauti

Në fund të gushtit të vitit 1994 IRA shpalli armpushim në luftën e saj të armatosur që kishte për qëllim përzënien e pushtetit britanik nga Irlanda Veriore. Armpushimi u shpallë pas 25 viteve të një fushate të ashpër të sulmeve me bomba që kishte rezultuar me më shumë se 3000 njerëz të vdekur. Qeveria britanike e mirëpriti këtë akt dhe si reagim të parë e hoqi embargon për informim që ua kishte vënë anëtarëve të Sinn Fein-it, krahut politik të IRA. Deri në këtë kohë televizionet dhe radiot britanike e kishin të ndaluar të emitonin zërin e aktivistëve të Sinn Fein-it.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Armpushimi ishte arsyeja për të shkruar për këtë temë dhe unë vendosa ta intervistoja Jerry Adams-in ose Martin Mcguinness-in. Nga zyra e Sinn Fein-it, në telefon më thanë se këtë mund ta bëja kur të doja por nuk dëshironin të më caktonin datë dhe kohë. E pyeta Petritin, një fotograf profesionist, nëse dëshironte të më shoqëronte për këtë punë. Ai u pajtua dhe me vete morëm edhe dy shokë tjerë, Maliqin dhe Tushin. Nga Londra udhëtuam me kerrin e Petritit që ishte një Ford Granada ngjyrë qershie.

Kur mbërrim në Belfast, shkova në Falls Road ku ishte selia e Sinn Fein-it në një ndërtesë quditërisht të vjetër dhe të pa mirëmbajtur. Kur ju tregova pse kisha ardhur, dy gra më morrën në pyetje duke shprehur shumë dyshime në stilin e policeve të ashpra. Përshtypja ime ishte se ato nuk kishin ide as çka është e as ku gjendet Kosova. Dikur e morën vesh pse isha aty por më thanë që nuk kisha mundësi ta shihja Gerry Adams-in pasi që ai kishte shkuar diku jashtë shtetit e as Martin Mcguinness-in i cili gjendej i zënë me një aktivitet që zhvillohej në Derry siq e quajnë katolikët republikanë Londonderry-in. Ju thashë që do të prisja deri nesër ose pasnesër nëse ktheheshin.

Ndërkohë ne e shfrytëzuam momentin për të vizituar Belfastin. U habita pse më parë nuk kisha dëgjuar që qyteti është i ndarë me një mur të madh që ndante katolikët me protestantët. Jo vetëm muri, por e tërë jeta ishte e ndarë në dy pjesë paralele. Afër murit qëndronin dy grupe të taksistëve: njëri për në pjesën katolike e tjetri për atë protestante. Dmth. nuk përziheshin as taksistët e as udhëtarët. Gjithçka ishte e ndarë , përfshirë edhe pabat dhe dyqanet. Në fakt ndarja në atë kohë në mes katolikëve dhe protestantëve ishte më e madhe se ajo në mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. E pamë hotelin Europa, i cili pa dyshim e mbante epitetin e hotelit më të bombarduar në botë pasi që ishte sulmuar së paku 36 herë me bomba të ndryshme.

Pasi që shkonim disa herë në ditë te zyrat e Sin Feinn-it, ne kishim përshtypjen që dikush na përcillte. Mendonim që kerri dikujt i kishte rënë në sy. Në ditën e dytë në Sinn Fein më thanë se unë mund ta intervistoja Tom Hartley-in, i cili ishte njeriu i tretë në kierarkinë e Sinn Fein-it. Ai ishte sekretari i përgjitshëm i krahut politik të IRA-s dhe përgjegjës për shtyp. Pas disa viteve Hartley u zgjodh edhe kryetar i qytetit të Belfastit. Kjo ishte diçka nën nivelin e qëllimit tim por , megjithatë ishte më mirë se të kthehesha me duar të zbrazta. Intervista u botua dhe unë isha i kënaqur që me siguri isha i pari që në mediat shqipe po shkruaja nga vendi i ngjarjes dhe po e përçoja idenë e IRA-së dhe gjasat për arritjen e paqës në Irlandën Veriore. Për mua kjo ishte një lloj historie.

Në fakt, histori shënoi kerri i Petritit. Pas dy viteve, në prill të 1996, Petriti vendosi ta shiste kerrin dhe e nxorri lajmërimin në ‘Loot’ në gazetën e atëhershme që shërbente për shitblerje dhe e caktoi çmimin 1200 funta. Menjëherë ishte lajmëruar një i interesuar. Kishte ardhë me një qese me 1000 funta, të gjitha nga 20 banknota, dhe ia kishte lëshuar Petritit në dorë. ‘Kaq mund të ofroj dhe nëse je i interesuar, merri paret dhe ma jep kerrin’ – i thotë ky njeriu i cili anglishten e fliste me theks të rëndë të një irlandezi. Petriti, duke e pa që kerri po vjetërohej, e pranon ofertën por për qudi irlandezi nuk e nënshkruan kontratën e shitblerjes duke u arsyetuar se është analfabet.

Pas tri javësh, derisa në Angli po zhvillohej kampionati evropian i futbollit, me 15 qershor në Manchester eksplodon një bombë e vendosur në kamion me 1500 kg eksploziv. Bomba qe vendosur nga ‘Provisional IRA’ që ishte një krah i IRA, i cili nuk pajtohej me armpushimin e as me marrëveshjen për paqë që kishte filluar të inicohej. Ky ka qenë sulmi terrorist më i madhi që IRA ka bërë ndonjë herë në trollin britanik. Një bombë e madhësisë së tillë nuk ka eksploduar në Britani të Madhe që nga sulmet e Gjermanisë fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bomba e lajmëruar eksplodoi pasi që ekipi i specialistëve britanik nuk pati mundësi ta neutralizonte.

Pas disa ditësh në derën e banesës së Petritit trokasin dy agjentë të shërbimit sekret britanik. ‘Ku e ki kerrin?’ – ka qenë pyetja e parë për Petritin. Pas shumë pyetjeve tjera Petriti insiston që agjentët të tregojnë se ku qëndronte shkaku i ‘vizitës’ dhe kësaj ‘interviste’. Pas disa pyetjeve tjera, agjentët i tregojnë Petritit se kerri i tij, Ford Granada ngjyrë qershie, është përdorur në bombardimin e Manchesterit.

Kerri, i cili kishte një lloj ‘eksperience’ irlandeze, ishte përdorur si përcjellje e kamionit bombë dhe poashtu edhe për evakuimin e ‘shoferëve’ të cilët e kishin ‘parkuar’ kamionin para qendrës tregtare. Terroristët kishin ikur me kerrin e Petritit të cilin pastaj e kishin braktisur në Preston, një qytet afër Manchesterit. Agjentët pyesin nëse Petriti i kishte ende paratë apo qesen e najlonit nga ku mund të merreshin shenjat e gishtave. Kishte kaluar gati një muaj nga ngjarja dhe qesja ishte hudhur kurse paratë ishin dërguar në bankë.

Asnjë shenjë nuk kishte mbetur pos kerrit të cilit, para braktisjes, i ishin fshirë të gjitha kontaktet me duar. Deri sot, pas 20 viteve, askush nuk ka asnjë informatë tjetër për këtë bombardim që shkaktoi aq shumë dëme të cilat llogariten në 200 veta të plagosur kurse dëmi material ishte mbi 700 milionë funta.
Ka mbijetuar kerri i Petritit i cili ende mund të jetë diku në polici për të shërbyer një ditë në gjygj si provë materiale kundër kryesve të këtij krimi.

Post Views: 150
Tags: bamiresiblood donationcharityCristiano RonaldoCristiano Ronaldo,tattoos, blood donation, interviews, charity,tatuazhe,dhurimi i gjakut,intervista,bamiresi,dhurimi i gjakutinterviewsintervistaQeveria Britaniketattoostatuazhe
Previous Post

Televizioni kombëtar gjerman: Nuk e duam drogën e Shqipërisë në BE

Next Post

Mirela Sula rrëfen prapaskenat e Samitit të Diasporës: Pse refuzova të isha aty

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mirela Sula rrëfen prapaskenat e Samitit të Diasporës: Pse refuzova të isha aty

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.