Edhe gjatë së hënës, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Forcat e INUK janë angazhuar në prishjen e dy karburanteve të paligjshme, në aksin Rinas-Tiranë. Raportohet se gjatë këtij aksioni të nisur prej disa muajsh, INUK ka prishur rreth 90 ndërtime pa leje në të gjithë Tiranën.















