Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, pavarësisht protestave të sotme në Vlorë, ka njoftuar se do të nisë nesër në mëngjes planin e punës në qytetin bregdetar, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, për një projekt të qeverisë.
Operacioni do të fillojë në orën tetë dhe do të vazhdojë për disa ditë, në lagjen “Kushtrimi”, në dy krahët e rrugës Transballkanike ku mjetet e INUK do të shembin një numër të konsiderueshëm objektesh, mbi 100 të tilla.
Inspektorët e INUK kanë bërë prej ditësh lajmërimet për qytetarët të cilët janë prekur nga ky vendim, për të marrë masat e tyre me qëllim lehtësimin e punës.
INUK kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, jo vetëm nga banorët e lagjes “Kushtrimi”, por edhe nga gjithë qytetarët e Vlorës.
Përveç ndërhyrjes në këtë zonë, INUK ka planifikuar edhe disa operacione brenda qytetit të Vlorës për lirimin e hapësirave publike nga objektet e paligjshme
















