Artan Santo ka qenë i lidhur me paratë, për shkak të profesionit të tij.Dhe, natyrisht kërkonte që të fitonte sa më shumë. Këtë gjë deklaronte edhe në një nga intervistat e fundit të tij.
Sipas Santos, ka njerëz që kërkojnë të fitojnë sa më shumë para, por humbasin veten e tyre.
Ai shprehej se në jetën e tij, kërkonte që t’i bënte të dyja njëkohësisht.
Ka njerëz që kërkojnë të fitojnë sa më shumë para’ në një kohë të shkurtër, mirëpo harrojnë se kanë fituar para’, por kanë humbur veten. Zotësia është që t’i bësh të dyja njëtrajtësisht dhe unë këtë jam munduar të realizoj në jetë”shprehej Santo.
Artan Santo ndër të tjera ka qenë i lidhur edhe me artin.
Ai ka marrë pjesë në filmin “Guximtarët”, ndërkohë që nuk ka reshtur edhe së shkruari.















