• Latest
  • Trending
  • All

Intervista/ Ambasadori i Izraelit: Pse nuk do t’u kthehen kurrë banesat pronarëve palestinezë! Jeruzalemi, 3 mijë vjet kryeqyteti ynë

16/05/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Intervista/ Ambasadori i Izraelit: Pse nuk do t’u kthehen kurrë banesat pronarëve palestinezë! Jeruzalemi, 3 mijë vjet kryeqyteti ynë

16/05/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Për ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gedler, rikthimi i pronave palestinezëve do të thotë fundi i shtetit të Izraelit.

Në një intervistë ekskluzive për Top News, Gedler shprehet se “nuk do të ndodhë kurrë që banesat t’u rikthehen pronarëve palestinezë, sepse ajo është toka e Izraelit”.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Diplomati pranon se ajo se çfarë po ndodh nuk është e drejtë, por në luftë nuk ka asgjë të drejtë, dhe sipas tij, luftën të parët po e provokojnë militantët e Hamasit. Teksa zbulon se pse ka dështuar marrëveshja e Oslos, Gedler thotë se Hamasi është një organizatë terroriste, themeluar për shkatërrimin e shtetit Izraelit.

Kështu që, sipas tij, askush nuk mund të negociojë me dikë që do ta vrasë. “Nuk është pikëpyetja tek Jerusalemi. Jeruzalemi në këtë rast është preteksti. Hamasi hedh në Izrael çdo ditë raketa, dhe përsëritet kjo situate çdo 2 a 3 vite e njëjta gjë, këtë herë sipas Gedler preteksti ishte Jeruzalemi, por herën tjetër do të jetë diçka tjetër.”

Ambasadori thotë se Tel-Avivi nuk është kryeqyteti i Izraelit, por Jeruzalemi. Sipas tij, prej 3 mijë vitesh, që prej Mbretit David dhe Mbretit Solomon, Jeruzalemi ka qenë kryeqendra e Izraelit. Duke folur për reagimin e Shqipërisë në lidhje me konfliktin në Gaza, ambasadori u shpreh se nuk ka ndonjë gjë specifike që Izraeli kërkon nga Shqipëria në këto kohë, “përveç të kuptuarit se ne jemi të sulmuarit”. Dhe këtë gjë Shqipëria, duket se e ka bërë përmes një reagimi zyrtar.

Gjithsesi, ambasadori mbetet optimist se konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjidhet, dhe për këtë merr si shembull marrëdhëniet e Izraelit me Egjiptin dhe Jordanin.

Në intervistën e tij, ambasadori flet edhe për investimet e Izraelit në Shqipëri dhe ndihmën gjatë pandemisë.

Intervista e plotë

Zoti Gal Gedler faleminderit që pranuan ftesën për këtë intervistë.

Kënaqësia ime

Më lejoni ta nis me një pyetje shumë të thjeshtë. Përse nuk funksionoi marrëveshja e Oslos që prej vitit 1993 deri më sot?

Sepse nuk ishte e përmbushur nga ana e Arabëve! Nëse ju kujtohet saktë, disa muaj pas marrëveshjes, sulme masive, kamikaze, u bënë në Izrael, bombardime, qindra njerëz u vranë çdo ditë. (Është Hakrabi), ish kryeministri Yasser Arafat, nuk i qëndroi fjalës. Dhe njerëzit e Izraelit vuajtën jashtëzakonisht shumë. Ishin mbi një mijë viktima për shkak të aktivitetit terrorist, ndërsa opinioni publik nuk i besoi më tek marrëveshja e Oslos, dhe kështu erdhëm në situatën ku jemi sot.

Popullsia në Jerusalem është e ndare ne dy komunitete kryesore hebrenjtë dhe palestinezët, cilat janë rrugët që keto dy komunitete të mund të jetojnë në paqe në atë rajon ku konflikti nuk pushon prej vitesh?

Hebrenjtë dhe Arabët bashkëjetojnë gjithandej së bashku në Jerusalem. Megjithatë ka mjaft probleme në qytet, probleme politike, fetare. Mendimi im është se mund të zgjidhen, por do duhet pak kohë, sepse është në interesin e të gjithë atyre që jetojnë në Jerusalem të jetojnë në paqe. Jo thjeshtë sepse të gjithë duan të jetojnë në paqe por sepse ai është një qytet i një rëndësie ndërkombëtare. Njerëzit nga e gjithë bota duan ta vizitojnë atë, kështu që pse jo?! Ky është qëllimi, kjo është ideja kryesore.

Zgjidhja e konfliktit të Jeruzalemit do të ishte pjesë e paqes së dëshiruar mes Izraelit dhe Palestinezëve.

A mendoni se duhet t’u kthehen banesat pronarëve palestinezë?

E keni fjalën t’u kthehen shtëpitë? Pronat? Kjo s’do të ndodhë kurrë sepse ajo është toka e Izraelit sot, nëse ua rikthejmë ato palestinezëve, një apo dy milionë qytetarë duhet të kthehen mbrapa. Nuk do të jetë më shteti i Izraelit nëse kjo ndodh.

Por a është ky një vendim që mund të ridiskutohet në të ardhmen? Sepse atje kanë dale nga shtëpitë e tyre mijëra qytetarë palestinez në Gaza e po ashtu edhe në Jerusalem.

Askush nuk u largua nga Jerusalemi nga qytetarët Palestinezë. Nga ana tjetër, nëse e shikoni kur u themelua shteti i Izraelit, 700 mijë Hebrenjë u vranë dhe u nxorën jashtë nga shtet Arabe duke humbur shtëpitë e tyre. Kështu që nuk është një marrëveshje e njëanshme. Ne vuajmë, ata vuajnë. Pra nëse do të diskutojmë për një marrëveshje paqeje, duhet të kalkulojmë gjithçka nga këto.

Por a është kjo e drejtë?

Nuk është e drejtë, atje është luftë. S’ka asgjë të drejtë në një luftë. Ata e nisën luftën kundër nesh pas shpalljes së shtetit të Izraelit. 6 shtete arabe na sulmuan gjatë natës, ndërsa disa palestinezë vendosën t’i bashkohen dhe humbën banesat. Nuk kemi pse fajësohemi ne.

A është paradoksale që ky konflikt të krijohet për një qytet të shenjtë për të gjitha fetë, si Jerusalemi? Mendoni se mund të ndryshojë situate në të ardhmen?

Nuk është një konflikt vetëm për Jeruzalemin. Është një konflikt për situatën tone në Lindjen e Mesme. Tani ne përplasemi me Hamasin. Hamasi është një organizatë terroriste. Hamasi është themeluar, të gjithë mund të hyjnë dhe të lexojnë për këtë. Dhe konkretisht thuhet se ne jemi themeluar për shkatërrimin e shtetit Izraelit.

Shumë e thjeshtë, kështu që askush nuk mund të negociojë me dikë që do ta vrasë. Nuk është pikëpyetja tek Jerusalemi. Jeruzalemi në këtë rast është preteksti. Hamasi hedh në Izrael çdo ditë raketa, dhe përsëritet kjo situate çdo 2 a 3 vite e njëjta gjë, këtë herë preteksti ishte Jeruzalemi, por herën tjetër do të jetë diçka tjetër.

Por a nuk i bllokoi Izraeli tunelet nëntokësore në mënyrë që Hamasi të mos kishte mundësinë të largohej nga Gaza për t’u të furnizuar me municione?

Kjo ka ndodhur,po! Madje, meqë ra fjala, edhe Egjiptianët bënë të njëjtën gjë sepse Hamasi u bë një organizatë terroriste shumë e rrezikshme dhe e dhunshme për njerëzit. Përdorën municione dhe armë kundrejt njerëzve. Varur nga Çfarë? Varur nga interest e bizneseve, politikës etjerë.

Kështu që ne ia dolën të bllokojmë tunelet por nuk ia dolëm të ndalnim raketat.

Për fat të mire ne kemi sistemin e mbrojtjes ajrore që eliminon 90% të raketave, përndryshe do të ishte një katastrofë.

Zoti ambassador, nuk e di për ju, por ne të gjithë jemi informuar për ngjarjet nga agjensitë ndërkombëtare, televizione dhe gazeta ndërsa të gjithë flasin për qindra jetë të humbura civilësh në Palestinë, jo nga Hamasi por nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. A mendoni se kjo luftë është nën kontrollin politik dhe interpretimi i tij jepet në varësi të intersave politike?

Jo, mund të ju bëj unë një pyetje! Nëse dikush të sulmon me raketa, në shtëpitë e civilëve, tek civilët e tu, ky është një krim i dyfishtë lufte. Tani, ne nuk mund të sulmojmë hapësira të civilëve, nga ku ata na kanë sulmuar, prandaj nuk e bëjmë. Sigurisht që sulmojmë organizatën HAMAS kurdo që është e mundur të bëhet. Ndonjëherë, civilët goditen dhe vriten, por nuk është qëllimi t’i vrasim. Qëllimi është të kundrapërgjigjemi Hamasit, terroristëve, jo qytetarëve të thjeshtë.

Por raketat fluturojnë mbi qiell dhe përfundojnë në qytet….

E qartë……… Kam një pyetje, përse Izraeli vendosi të quajë kryeqytet Jerusalemin kur të gjithë njohin Tel a Vivin?

Tel-A-Viv nuk është kryeqyteti i Izraelit, Jeruzalemi është, sepse shteti Hebre, prej 3 mijë vitesh, që prej Mbretit David dhe Mbretit Solomon. Nëse do të takosh kryeministrin, anëtarë të parlamentit, Presidentin, të gjithë janë në Jeruzalem. Tel A Viv nuk është kryeqyteti ynë. Ndoshta është në imagjinatën tuaj, por jo, nuk është kryeqyteti jonë. Kryeqyteti jonë është Jeruzalemi.

Në imagjinatën e kujt?

Të komunitetit ndërkombëtar. Pak vite më pare, 2 vite më pare, Amerika vendosi që ta mbarojë shakanë, e po ashtu edhe disa shtete të tjera iu bashkuan, përfshirë edhe Kosovën….

Edhe Guatemala. Apo jo?

Edhe Guatemale, Hondurasi, për ne është e qartë, nuk ka asnjë pikëpyetje, Jeruzalemi është kryeqyteti ynë dhe ju mund të imagjinoni çfarë të doni.

Shqipëria dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të mirë për shkak të rrethanave historike, qëndrimin e shqiptarëve ndaj hebrenjve. A mund të shërbejë ky raport mes shqiptarëve dhe hebrenjve si një model edhe për marrëdhëniet e Izraelit me shtetet e tjera me shumicë muslimane?

Sigurisht që po, por nëse shikoni përgjatë vitit të fundit, Izraeli ka stabilizuar marrëdhëniet diplomatike me Sudanin, Bahrejnin, Marokun, Emiratat e Bashkuara Arabe, si edhe disa shtete të tjera po negociojnë me ne për këtë. Kështu që, shumë shtete arabe, e kuptuan se marrëdhëniet e mira me Izraelin nuk kanë asnjë kontraditë me qëndrimin tone ndaj Palestinezëve.

Me fjalë të tjera, Palestinezët nuk mund të marrin peng procesin e paqes dhe me këtë mënyrë të bllokojnë marrëdhëniet me ne dhe shtetet Arabe. Kjo histori ka marrë fund.

Shqipëria sigurisht që ka një status shumë të veçantë për shkak të historisë, jo vetëm se është një shtet me shumicë Myslimane por sepse është i vetmi vend që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri dhe nga vendet fqinje.

Keni pasur kontakte me Ministren e Punëve të Jashtme ose politikanë të tjerë shqiptarë ku të ju jetë shprehur qëndrimi i Tiranës zyrtare për këtë çështje?

Tel A Vivi nuk është pjesë e kësaj historie, ne flasim për konfliktin, flasim për goditjet ndaj civilëve. Pati një deklaratë nga Ministrja se është e papranueshme, mjaftohemi me këtë. Nuk ka ndonjë gjë specifike që ne kërkojmë nga Shqipëria në këto kohë përveç të kuptuarit se ne jemi të sulmuarit. Qytetarët tanë janë sulmuar.

Si i lexoni ju reagimet të vendeve si Turqia të cilat janë shprehur se Izraeli është një shtet terrorist?

Turqia natyrisht është kundër Izraelit, do të na sulmojnë në çdo kohë, duke folur hapur, nuk i dëgjojmë.

Nje pyetje të fundit, për ta parë në një veshtrim më të gjerë, a është kjo një luftë e shkaktuar për arsye politike e cila po merr jetë të pafajshme? Kur mendoni se mund të ndalet?

Nuk është për arsye politike, Mosmarrëveshja mes Izraelit dhe Palestinezëve. Shumica e tyre, përfshirë Hamasin, nuk na duan që ne të jemi IZRAEL. Është qëllimi ynë të jemi shteti i Izraelit. Nëse duan të jetojmë me ne, mire, nëse jo, le të vazhdojmë njësoj siç jemi sot.

Pra nuk mendoni se nuk do të ketë një fund kjo luftë?

Jo, në fakt jam optimist. Kur unë isha fëmijë nuk ishim në paqe me asnjë nga shtetet arabe, ndërsa tani jemi me Egjiptin, Jordanin, pra, drejtimi është i qartë. Pyetja është për kohën. Sa kohë do të duhet, deri sa të kemi paqe me të gjithë botën arabe, përfshirë palestinezët.

Nëse keni informacion, pasi jeni tanimë prej vitesh në Tiranë, çfarë mendon popullsia izraelite për luftën? Duan që kjo situate të ketë vazhdimësi apo kërkojnë paqe? Për kë shërben kjo luftë zoti ambasador, sepse për qytetarët e thjeshtë nuk shërben.

Jo, nuk është për asnjë, por nga historia ne e dime se nëse nuk lufton, humbet, dhe ne nuk kemi asnjë zgjidhje. Nëse ne sulmohemi, duhet t’i përgjigjemi këtij sulmi, e kjo është ajo që ne bëjmë. Populli Izraelit e kupton se kjo nuk zbavit askënd, veçanërisht jo Hamasin. Ata duan të të vrasin, ti duhet të mbrosh veten. Të pëlqen apo jo, ky është një fakt jete.

Le të flasim për marrëdhëniet e Izraelit me Shqipërinë. Investimet vitet e fundit janë rritur nga sipërmarrësit Izraelit në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit. Si I shikoni ju këto investime dhe këtë bashkëpunim?

Për ta nisur, si të gjithë ne po vuajmë nga Covid-i, për rrjedhojë nuk mund të sjellim njerëz për të investuar. Por vetë pak ditë më pare ne kemi rihapur fluturimet direkte nga Izraeli, me charter, do të jenë funksionale nga maji në nëntor, shumë turistë do të vijnë, dhe kjo është një gjë e mirë për shqipërinë dhe për ne. Tiranë Tel a Viv, fluturim direkt, 2 herë në javë, nëse do të jetë nevoja do të ketë edhe tre apo katër herë në javë.

Tani që shumica e qytetarëve në Izrael janë vaksinuar, sipërmarrës nisën të vijnë, qëllimi im është të vijnë sa më shumë kompani izraelite për të investuar. Kryesisht në sektorin e turizmit, agrikultures dhe teknologji.

Pse i këshilloni investitorët izraelit të vijnë në Shqipëri kur ka shtete dhe qytete shumë më të zhvilluara në Europë?

Sepse atmosfera është shumë miqësore për ne, është vend mesdhetar, jo shumë larg, vetëm dy ore gjysmë fluturim, njerëz të mire, inteligjentë, gjenerata e re është e mirëshkolluar, të vijnë, të shohin dhe të vendosin. Kudo që duan të investojnë.

Mendimi im është se duhet investuar këtu dhe të eksportosh lehtësisht në Europë. Kjo mund të bëhet edhe në Izrael, por nga atje bëhet me avionë, ndërsa nga këtu me automjete të tonazhit të rëndë. Është çështje zgjedhjeje. Duam të ekspozojmë Shqipërinë drejt tregut izraelit.

A mos është edhe për shkak të taksave? Në Shqipëri janë taksat më të ulëta se në vendet e tjera?

Taksat janë të ulëta, por nuk janë më të ulëtat në botë, por kushtet kryesore këtu janë të mira për investitorët.

Gjatë viteve të fundit ka pasur mjaft investime në sektorin e turizmit. Dhe siç thatë edhe ju tani ka edhe fluturime direkte nga Tirana në Tel A Viv. Si e konceptojnë izraelitët Shqipërinë si vend turistik?

Ka një reagim shumë pozitiv nga Izraelitët që e vizitojnë shqipërinë. Nuk shqetësohemi për këtë, shqetësohemi për numrat. Në vitin 2019 këtu ka qenë kulmi, ishin 20 mijë turistë të ardhur nga Izraeli, ajo që duhet të bëjmë është të rrisim këto numra në 30, 40, 50, 60.

Turistët që vijnë për të pare vendin dhe e pëlqejnë do të kthehen, qoftë si turistë, qoftë si investitorë. Këtë duam të bëjmë.

Keni shifra se sa izraelitë kanë planifikuar të vijnë këtë vit, meqenëse u çliruam nga pandemia?

Nuk e dimë akoma, sepse ka shumë konfuzion ende, njerëzit nuk e dine se çfarë duhet të bëjnë sepse që dikush të vijë në Shqipëri duhet të bëjë 3 teste PCR. Një para se të lërë Izraelin, një paara se të niset për në Izrael dhe një tjetër kur zbret atje.

Dhe si e shikoni ju Shqipërinë? Edhe sa do të jeni në Tiranë? Doni të vazhdoni të qëndroni këtu apo do të zgjidhni një tjetër shtet pasi të ju mbarojë madati?

Shiko, unë e zgjodha Shqipërinë, e pëlqej këtë vend, duhet të qëndroj këtu edhe një vit e gjysmë, nuk është një pyetje për çështje kohe por mundësish. Çfarë do të isha në gjendje të bëj. Kjo është sfida.

Izraeli ka kontribuar gjithashtu edhe me situatën e tërmetit. Si janë pritur këto përpjekje deri tani?

Ne kemi ndihmuar me ndihmat e shpejta, ekipet e përhershme të shpëtimit për situatat emergjente. Nuk mund të ndërtonim shtëpitë e shembura nga tërmeti por mund të ndajmë me shqiptarët teknologjinë dhe dijet në varësi të katastrofave dhe situatave emergjente.

Zoti Gal Gedler ju falenderoj shumë për këtë bashkëbisedim./tch

Previous Post

Shefi i OKB-së thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

Next Post

PD vendos të hapë garën për kreun e ri të saj

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

PD vendos të hapë garën për kreun e ri të saj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.