Sektori i ndërtimit transporti dhe industrisë kanë dhënë ndikim negativ në treguesit e Vlerës së Shtuar Bruto, pasi ka ulur kontributin në ekonomi. Kjo ka bërë që në 3 mujorin e dytë të vivit 2014 ekonomia të pësojë rënie në një nivel prej 0.61 %, kundrejt 3 mujorit të dytë 2013. Ndikim pozitiv në ekonominë shqiptarë kanë dhënë me kontributin e tyre sektorët e bujqësisë, tregtisë, hotele dhe restorante. Të dhant u bënë publike nga Drejtori i INSTAT, Gjergj Filipi.
Të dhanët e INSTAT tregojnë se në këtë tre mujor, grupi i Industrive pati rënie prej 1,29 % në tremujorin e dytë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013 .Aktiviteti i Transportit, vijon të shënojë një rënie me 23,05 % në tremujorin e dytë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë i ndikuar nga transporti ajror. Grupi Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rënie prej 1,02 % në tremujorin e dytë të vitit 2014 përkundrejt tremujorit të dytë të vitit 2013.
















