Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një qëndrim të tij komentoi situatën ekonomike. Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai shkruan, “INSTAT-i qeveritar është detyruar të pranojë sot publikisht krizën ekonomike. Rënia ekonmike dhe papunësia po trondit çdo familje shqiptare. Është urgjente ulja e taksave dhe lehtësimet për biznesin. Kudo takoj të rinj e të reja, gra dhe burra, të majtë dhe të djathtë që enden të pashpresë për një vend pune”. Ai e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se njerëzit ndjehen të nëpërkëmbur nga cinizmi i qeverisë që në vend të punës çdo ditë shkatërron dhe mashtron me parada paraelektorale.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















