“Inspektori i AKI-së Shkëlzen Sopjani e ka sharë dhe e ka kërcënuar Lladrovcin se ka informacione për të dhe se atë, së bashku me të gjithë komandantët e luftës, do t’i fus në burg”, ka thënë ky burim.
Gazeta Fjala mëson se për shkak të këtij konflikti Sopjani, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ka filluar të qajë dhe të bërtas, ndërsa Lladrovci ka qëndruar i qetë dhe ka treguar respekt.
Megjithatë situata e njëjtë kishte vazhduar edhe në hotelin ku ka qëndruar Sopjani.
Por, pavarësisht ngjarjes, e tërë kjo është heshtur dhe të dy janë pajtuar me njëri-tjetrin.
Gazeta Fjala, ka provuar të kontaktojë me Ambasadorin Lladrovci për të marrë qëndrimin e tij për këtë çështje por në dy raste ai nuk ka kthyer përgjigje ndërsa në telefon ka qenë i pa qasshëm.





















