Sipas një komunikate të komunës kjo është bërë në funksion të mbrojtës së shëndetit të qytetarëve.
“Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve ka inspektuar këto ditë dyqanet ushqimore për tu siguruar se ushqimi po ruhet në frigofer dhe nuk po i ekspozohet temperaturave të larta”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.
Drejtoria e Inspeksionit tërheq vërejtjen të gjithë pronarëve të dyqaneve se ushqimi i afatizuar nuk bën të ekspozohet në diell dhe të qëndrojë jashtë frigoriferit në këso temperatura. Dyqaneve që nuk i përmbahen kujdesit ndaj ushqimit, do t’iu shqiptohen gjoba.
























