Deputeti socialist Ben Blushi nuk është lejuar të marrë fjalën gjatë një takimi të Partisë Socialiste në Elbasan, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama. Me të mbaruar fjalën ky i fundit transmetimi me regji u ndërpre për të gjitha televizionet, ndërsa gazetarët nuk u lejuan që të qëndronin brenda pallatit të sportit.
Edhe nga salla pati thirrje kundër Blushit, ndërkohë që deputetët socialistë të pranishëm në takim nuk u takuan me kolegun e tyre.
Deputeti Blushi nuk ishte i ftuar në takimin e Ramës në Elbasan, por shkoi vetë. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama kishte një lloj tensioni, ndoshta edhe nga prania në sallë e deputetit “rebel”. Në fjalën e tij Rama i ktheu përgjigje indirekt Blushit teksa tha:
“Unë po nuk u sulmova nuk e njoh veten time në mëngjes. Sa më shumë më sulmojnë, aq më shumë bindem që do të vazhdoj. Sa herë ka reforma, në mes futen të varfrit. Të varfërit janë mishi për top”.















