Sipas gazetës Novosti, shqiptarët me rafalë të njëpasnjëshme, kanë frikësuar fshatarët në katundet në pjesën malaziase, në pjesën e malit Mokra.
Novosti shkruan se në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, pas paralajmërimit të AKSh-së, pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit, në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe se pjestarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.
Incidenti, sipas kësaj gazete, ndodhi mbrëmë- e mërkurë, në fshatin Kaludare, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe malaziasit. Situata është normalizuar.
Bëhet e ditur se pjesëtarë të shërbimit të sigurimit malaziase janë në gjendje gatishmërie, ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe pjesëtarë të ushtrisë malaziase janë në gjendje gatishmërie.
Mediat e këtij vendi raportuan për dërgimin e njësive speciale policore dhe ushtarake në kufrin me Kosovën, për shkak të tensionit në rritje para votimi të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.





















