Kështu ka deklaruar në një intervistë për agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, Milazim Berisha, drejtor i qumështores “EuroLona” nga fshati Miradi e Epërme e Fushë Kosovës, sipas të cilit, prodhuesit e regjionit kanë përkrahje shumë të madhe nga shtetet e tyre dhe kjo është njëra nga arsye që ata i bëjnë shumë më konkurrent në krahasim me prodhuesit në Kosovë.
“Kemi produkte të cilat në shtetet e origjinës nga vijnë kanë një çmim shumë më të lartë, ndotsha 200 për qind më të lartë se sa që shitet në Kosovë. Këtu duhet jetë një bashkëpunim më i madh ndërmjet nesh dhe institucioneve përkatëse që të aplikojnë masa mbrojtëse për produktet të cilat shiten në Kosovë nën koston e prodhimit dhe neve na sjellin probleme shumë të mëdha…”, ka thënë Berisha.
Ai ka folur edhe për Marrëveshjen për Stabilizim Asociimit (MSA) e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila prek fusha dhe veprimtari të shumta, por jo edhe sektorin e qumështit.
Berisha ka folur edhe për Pakon e re Fiskale dhe ndryshimet e mundshme të cilat mund të bëhen në të.
Ky prodhues tregon se ballafaqohen me shume probleme edhe gjatë prodhimtarisë, duke filluar nga infrastrutkura, mospagesa me rregull e energjia elektrike.























