• Latest
  • Trending
  • All

Imami nga Busavata e Kamenicës, në mesin e 300 shqiptarëve që lufton në Siri

25/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Imami nga Busavata e Kamenicës, në mesin e 300 shqiptarëve që lufton në Siri

25/07/2016
in Aktualitet

“Është tragjedi”, thotë bujku Fehmi Maliqi, derisa ulet në një stol që lëshon zëra thua se po thyhet.

Ai e thotë këtë për nipin e tij, që është i zhdukur prejse është larguar nga zona e varfër në fushat e varfra të Kosovës lindore.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në vitin 2014, transmeton Radio Evropa e Lirë, 27 vjeçi Alejhim Maliqi i kishte thënë familjes së e ka fituar një bursë për studime në Universitetin e njohur Al Azhar në Kajro. Ai më pas e mori bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe u largua nga vendi.

Për të mos u parë apo dëgjuar më.

Heshtja ka zgjuar dyshimin e të afërmve nëse ai po lufton në Siri. Ky shqetësim është konfirmuar kur autoritetet e Kosovës në muajin maj e kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për të.

Fehmiu e mban kokën me duart e mbuluara me ngjyrë. “Nuk kemi më ndonjë kontakt me të, kështu që nuk e dimë nëse është i gjallë apo jo”, thotë ai.

Alejhim Maliqi

Qeveria vlerëson se Alejhim Maliqi është në mesin e 300 njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në Lindje të Mesme për të luftuar përkrah grupeve ekstremiste, duke e bërë kështu Kosovën me gati 2 milionë banorët e tij një nga kontribuesit më të mëdhenj në Evropë për këto organizata.

Rreth 50 xhihadistë të radikalizuar në Kosovë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri apo Irak, derisa 120 janë rikthyer në Kosovë.

Fehmiu kujdeset për shtëpinë e familjes derisa të afërmit e tjerë janë larguar për në qytetin e Gjilanit. Vëmendje e medieve ishte bërë e pamundshme për tu përballur.

Fehmiu e përshkruan Alejhimin si njeri “të mirë, të respektueshëm dhe inteligjent”.

“Ai e donte shkollën, ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Ka qenë person i mirë”.

Medreseja radikale

Xhaxhai i tij thotë se rruga e Alejhimit drejt radikalizmit ka filluar kur e ka përfunduar shkollën fillore dhe pas regjistrimit në një medrese, apo shkollë fetare në Gjilan ku e ka studiuar Kuranin për disa vjet.

Alejhimi ishte i detyruar të shkojë në Medrese sepse familja nuk kishte mundësi financiare ta dërgonte në shkollë të mesme, thotë Fehmiu.

Medreseja ishte gratis ndërsa Alejhimit i është dhënë një dhomë në konviktin e shkollës si dhe para dhe rroba.

Shkolla udhëhiqej nga Zeqirja Qazimi, një imam famëkeq i cili më 20 maj është dënuar me 10 vjet burg pasi është shpallur fajtor për rekrutimin e të rinjve nga Kosova për të luftuar përkrah militantëve të grupit radikal, Shteti Islamik në Siri.

Në pjesën e fundit të vitit 2014, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur 14 organizata humanitare, përfshirë edhe atë ku Alejhimi mbante mësimin fetar, pasi dyshohej se kanë lidhje me grupe ekstremiste islamike.

Sipas një ligji të ri, Kosova mund të burgos deri në 15 vjet qytetarët e saj nëse marrin pjesë në luftëra të huaja.

Por, pak njerëz janë akuzuar ndërsa shumë janë lënë të lirë.

Dhjetëra organizata humanitare që kanë punuar fshehtas dhe medresetë e financuara nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit operojnë në tërë Kosovën dhe promovojnë një version ekstrem të Islamit.

Fondacionet humanitare akuzohen se iu shpërlajnë trurin të rinjve nga Kosova duke i rekrutuar ata për grupet ekstremiste jashtë vendit.

Fondacionet nga Lindja e Mesme kanë abuzuar me të varfrit, komunitetet rurale si Busavata që neglizhohen me të madhe nga qeveria dhe ku papunësia mund të arrij deri në 50 %, duke i bërë kështu të rinjtë si cak i lehtë për indoktrinim.

Shtëpia e tij e mbyllur në fshatin Busavatë

Shtepia e tij e mbyllur në fshatin Busavatë

Ideologjia ultrakonservative duket që në Busavatë ka fituar terren.

“Të rinjtë nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër”, thotë Fehmiu, derisa bën me gisht drejt xhamisë kryesore, ndërtesa e vetme e re në tërë fshatin.

“Ata janë të varfër dhe kështu, për të kaluar kohën shkojnë në xhami për tu lutur”, thotë më tej ai.

“Të gjithë jemi të turpëruar”

Pas studimeve të kryera në medresenë në Gjilan, Alejhimi është kthyer në Busavatë ku është bërë imami i fshatit. Ai ka punuar si hoxhë për gjashtë vjet.

“Atëkohë e vërej se ai ka ndryshuar”, thotë Abedin Maliqi, drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në të cilën ka qenë nxënës edhe Alejhimi.

“Ne mund ta vërenim se ai është bërë me ekstrem”, thotë ai.

Alejhim e ka mbajtur një mjekër të gjatë ndërsa ka mbajtur ligjërata të ashpra në xhaminë e fshatit, ku ai ka folur për ligjet e sheriatit, përfshirë edhe ndalimin e plotë të alkoolit dhe mbulimin e detyrueshëm të grave.

“E doja shumë sepse ishte fëmijë shumë i mirë”, ka thënë Abedini, një burrë i shkurtë me trup në moshë nga fundi i të 50-ve.

“Jam i befasuar që një fëmijë si ai ka përfunduar aty ku ka përfunduar. Mendoj se ka qenë viktimë”, thotë drejtori në zyrën e tij.

Abedini bën me gisht drejt një dollapi të mbushur me trofe dhe medalje, shumica e të cilave janë fituar nga Alejhimi, të cilin drejtori e quan “nxënësi i tij më i mirë”.

“Sot, ai është në një gjendje që të gjithëve na vjen turp”, thotë ai derisa zgjatet në karrigen e tij gati të thyer.

“Ai vidhte dardha”

Para tre vjetësh, Alejhimi i kishte kërkuar ndihmë babait të tij për të udhëtuar drejt Egjiptit për studime.

Babai i tij e kishte shitur lopën e vetme, të vetmen pasuri të familjes, në vlerë rreth 900 dollarë me idenë se po e ndihmon djalin për shkollim.

Abedini thotë se varfëria dhe dëshpërimi e kanë krijuar mundësinë për “manipulimin” e Alejhimit nga fondacionet radikale islamike dhe medresetë që janë ende aktive në këtë zonë.

Ai e kujton një ngjarje nga fëmijëria e Alejhimit që ende e trishton atë: “Ai vidhte dardha nga shtëpia ime për t’i shitur që me paratë e fituara të blejë fletore për shkollë”.

“Kur mendoj për Alejhimin, më dhemb zemra”, thotë ai derisa ecën korridoreve të errta të shkollës.

“Nëse do të mundja, do të ulesha dhe do të bisedoja me të”, thotë Abedini. Ai ndalet përkohësisht për të fërkuar sytë me mëngën e këmishës dhe shton: “por nuk e di se si ta gjejë atë apo nëse është ende gjallë”.

.

Post Views: 82
Tags: albanianpapunësia,unemployment,World Bank,eradication of unemployment,zhdukja e papunësisë,Banka Botërore,Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,Partia Demokratike e Kosovës,Democratic Party of Kosovo,
Previous Post

MKRS-ja investon 910 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Obiliq

Next Post

Siriani që hodhi vetën në ajër në Gjermani, do të deportohej në Bullgari (Foto+Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Siriani që hodhi vetën në ajër në Gjermani, do të deportohej në Bullgari (Foto+Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.