• Latest
  • Trending
  • All

Ibrahim Rugova, prijësi i keqkuptuar

23/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Ibrahim Rugova, prijësi i keqkuptuar

23/01/2016
in Lajme

Agron Gjekmarkaj

Ibrahim Rugova, “kolosi i brishtë” sipas përkufizimit postum të Bernard Kushner në “Le Monde”, i ka mundur gjithmonë kundërshtarët e tij pa kërkuar ndeshje asgjësuese. Thjesht nuk u ikte atyre. E ka bërë këtë pa festuar asnjëherë fitoret. Ato flasin vetë si peng i kujtimit të tij. Më kryesorja është Kosova e pavarur dhe për atë qellim i janë dashur ato.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

I ka përjetuar me perkorje pa mujshari. Të mundurit më jetëgjatë se ai për vullnet të Zotit, ende gjuajnë me mllef ndaj Rugovës, jo nga lartësia e distancës historike, por shpesh, si kundërshtarë nga ultësia e pezmit, të helmuar disfatash, për gjithë pjesën e jetës që u ka mbetur. Mrapshti shqiptare, sllave apo karakteristikë ritmike e natyrës njerëzore e të gjithë atyre që pozicionin në raport me kohën dhe shoqërinë e projektojnë si kundërvënie herotradhtar, zor ta ndash?!

* * *

Rugova është modeli i rrallë shqiptar i studiuesit të formuar në shkollën e Parisit, si ndjekës i Zhenetit dhe Bartit, i kontekstualizuar me bashkëkohësinë europiane si një zë modern i saj! Por, para se të mbërrinte këtu, ai ishte një vazhdues i Rilindjes Kombëtare, si qëndresë kulturore dhe politike, e cila shtrënguar rrethanash historike u detyrua të mbetej aktuale në Kosovën që kërkonte liri dhe shtet.

Veprat e Ibrahim Rugovës, sot e asaj dite mbeten pika referimi për këdo që studimet letrare e albanologjike të zhveshura propagande dhe ideologjie i ka në fokusin e tij. Ato janë substancë, intime e reflektive. Të gjithë armiqtë e patetikes mund të ushqehen mendërisht me to. Po aq ideologjia kombëtare, jo si nacionalizëm shovinist dhe “strehë e fundit e maskarenjve”, por si patriotizëm e vetëdije.

* * *

Prishtina e Rugovës, si mot, si brez, por edhe nëpërmjet tij i dha kulturës shqiptare frymëmarrjen e mendimit modern dhe shpresën për një vazhdimësi të natyrshme me traditën e ndërprerë dhunshëm nga 45 vitet e regjimit komunist në Shqipëri. Me grupin e tij të spikatur, tradita kulturore shqiptare rivlerësohet, bëhet bashkëkohëse me atë europiane.

Mjafton të kujtojmë Anton Pashkun, Idriz Ajetin, Fehmi Aganin, Sabri Hamitin, Anton Çetën, Mark Krasniqin, Engjëll Sedajn, Rexhep Ismajlin, Nazmi Rrahmanin e disa të tjerë. Rugova, si rrallëkund e rrallëherë, veshi mantelin jo vetëm të udhëheqësit politik, por edhe të atij shpirtëror, duke fituar një përmasë mistike. Besimin nuk e mori nga premtimet që bëri, zakonisht bënte pak sosh, por në formën e një sintonie shpirtërore jo lehtë të shpjegueshme me racionalizmin e arsyes.

Nuk ishte populist, ndonëse populizmi e ndiqte nga pas, por kishte mënyrën e tij origjinale të të krijuarit optimizëm dhe shpresë. Vërtet Rugova ishte Presidenti, po veç formalisht, sepse shumë më tepër konsiderohej. Zakonisht kauzat e mëdha, si ajo e lirisë dhe pavarësisë, kërkojnë prijës, jo personazhe protokolli.

* * *

Ai ndërtoi simbiozën mbresëlënëse të njeriut krijues, mendimtarit e veprimtarit politik që shndërrohet në udhëheqës të pakontestueshëm të një populli që shëlbimin e vet e kërkoi te një njeri i vetëm, te Ibrahim Rugova. Nuk janë të shumtë popujt që gjithë fatin e tyre e vendosin mbi një palë shpatulla njerëzore, duke pretenduar se ai është më shumë se një njeri, gati një profet.

Misteri i besimit i shpërbleu kosovarët. Rrallë profecia shndërrohet në fakt. “E di Rugova”, “ai e ka një zgjidhje”, ishin shprehjet dominuese, të cilat si refren kombëtar i popullit shqiptar të Kosovës, shfaqeshin në orët më të rënda, kur paqartësia ishte më tepër se humane. Në agun e pavarësisë, kur në fund të tunelit dukej drita e bashkë me të edhe pushteti e interesat, u shfaqen “heronjtë” e shumtë, akuzuesit, frota e përbaltësve, ndoshta ngaqë kuptuan menjëherë se ai përgjithmonë do të mbetej Heroi që mund t’i deheroizonte të rremet.

Kosova e ditëve të sotshme është dëshmia më ulëritëse e këtij raporti. Herë pas here, tehu i akuzave si në të gjallë bie ende mbi të edhe tani kur prehet në jetën e përtejme. Malësorët tanë kanë një shprehje, që thotë “inati asht këshilltari ma i keq” dhe Rugova duket e dinte këtë e nuk u përgjigjej kurrë akuzave dhe shpifjeve, sepse me gjasë i konsideronte kotësira në raport me projektin që po realizonte për ardhmërinë e Kosovës.

* * *

Me frymëzimin shpirtëror që ngjallte fjala e tij, me eksperimentin unik të shtetit paralel, si me levë Arkimedi e nxori Kosovën nga kufijtë e Jugosllavisë drejt kancelarive më të fuqishme të botës, duke e shndërruar atë nga një “problem i brendshëm” serb, në problem ndërkombëtar, zgjidhja e të cilit tendosi raportet Perëndim-Lindje si në motet e luftës së ftohtë. Në pak vite realizoi metamorfozën e dëshiruar kombëtare, u dha shqiptarëve përtej shtetit të 1912-s shtetin e dytë.

Ai fitoi simpatinë e gjithë botës së qytetëruar, duke ia hequr këtë simpati Serbisë dhe Millosheviqit, të cilin së pari e mundi në imazh. Jugosllavia, Serbia me shumë lidhje historike e miq nëpër botë, nostalgji luftërash botërore e aleancash mundej nga “një provincë”, e vetmuar, e varfër e keqprezantuar nga propaganda serbe si vatër fondamentalizmi pothuaj e hedhur gjithmonë në krahët e “armikut”, si kujtim “otoman në zemër të Europës”.

Rugova krahasohej me Gandin e thirrej “Gandi i Ballkanit”, sot do të ishte po kaq e gjetur të thuhet “Rugova i shqiptarëve”, emri i mjafton historisë së vet dhe të dyja bashkë formojnë një ideologji lirie dhe një doktrinë paqeje.

Ndërsa tjetri, Millosheviqi, nga aleat i Perëndimit meritoi nofkën e kasapit brutal, apo si Hitleri i kohës sonë. Nëse Rugova nuk do të shfaqej si pasqyra që mbyti Narcizin, vështirë se Perëndimi do ta shquante shpejt e saktë profilin e vërtetë të Millosheviqit. SHBA-të dhe Europa gjendeshin përballë rezistencës paqësore, por solide të Rugovës nga njëra anë dhe masakrave, eksodit e dhunës së Millosheviçit në tjetrën.

Të papajtueshme si strategji dhe aksione, ndaj nuk kishte mundësi kompromisi. Duhej mbajtur anë! Zgjodhën Rugovën, i cili mesa duket i shfaqej kontinentit si njëri prej iluministëve të tij të mëdhenj, ndoshta për t’i kujtuar se ndonjëherë Ballkani i kthehet antikitetit të vet. Europa, Perëndimi e njohën Rugovën për të vetin.

* * *

Herët u bë shqiptari më i mediatizuar në botë, pasuria më e madhe e Kosovës, shumë më tepër se minierat. E shkuara dhe aktualiteti përmblidhej te një njeri. Intelektuali me syze e shall, që fliste shtruar, gjykohej si vetë Kosova. Në rrafshin e imazhit u shndërrua në njeriun-komb.

Këtë famë të tijën nuk e përdori vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, si “ambasador permanent” i saj, kur demokracinë tonë të re Europa dhe USA e konsideronin si një eksperiment mbërthyer dyshimesh e krizash.

* * *

Në provën më të vështirë të historisë së shqiptarëve të Kosovës në kohën e terrorit dhe eksodit gjatë luftës së NATO-s me Serbinë, pikërisht për lirinë e kësaj toke shqiptare, ai e bashkoi fatin me atë të popullit të tij, nuk shkoi të fshihej në hotelet e Shkupit apo te Vila 31 në Tiranë. E kritikuan se u mor forcërisht dhe u dërgua te Millosheviqi, por edhe atje ai respektoi parimet e filozofisë së tij.

Ai ndenji në Prishtinë se ishte trim se nuk i frikej Millosheviqit, ndryshe nga shumëkush që makinën vrastare të Serbisë e bënte fërtele me deklarata bombastike nga strehat e sigurta të Tiranës apo të Europës.

Kundërshtarët politikë në Kosovë e Shqipëri bënë garë kush ta detraktonte më shumë e më shpejt, duke rënë pre e meskinitetit dhe xhelozisë provinciale. Po, është rasti me përsëritë që “rrufeja bie mbi lisat e gjatë”. Duke hedhur baltë mbi Rugovën, besuan se hoqën baltën e tyre. Ishte populli i Kosovës që foli në emër të tij, duke e votuar në mënyrë plebishitare dhe ashtu e mori sa herë desh mbështetjen e të vetëve, derisa vdekja e ndaloi së konkurruari si politikan, por jo si model. Modeli u shndërrua në Ikonë.

Shpesh ikonave u nxjerrim sytë në kishat tona, si frikë nga përsosmëria e paarritshme e tyre, si hile ndaj ndërgjegjes që zien. Me mungesë të theksuar skrupujsh, boll sish rëndën të kërkonin falje, të fotografoheshin pranë buzëqeshjes së tij, pas rikonfirmimit popullor në liri në një garë vetë- mohimi karakteresh të prishura dhe ai të gjithë i priste dhe u dhuronte gurë nga mineralet e Kosovës, me zemërgjerësi proverbiale.

Të gjithë e merrnin gurin që nuk vriste, por falte me ndjesinë e të kaluarit të lumit Jordan. Nuk i përgënjeshtroi kurrë, nuk u kërkoi llogari. Këtë punë e kreu “populli i tij”, togfjalëshi më domethënës që rrëfen simbiozën e Ibrahim Rugovës me Kosovën…

Askush tjetër si Ibrahim Rugova nuk ia doli që në të njëjtën kohë të ishte mik i shtrenjtë për Papa Gjon Palin e Nënë Terezën (fotografitë e të cilëve e shoqëronin në çdo pritje) e tejet mbresëlënës për Alen Zhypenë, bashkëbisedues imponues për Toni Bler dhe kërsheror për Bill Klintonin, pasqyrë filozofike për Masimo D’Alemen dhe mendimtar i pashoq për Klaus Kinkelin e Joshka Fisherin dhe burrë pa të cilin nuk mund të konceptohet historia e re e Kosovës për Madalenë Ollbrajtin.

* * *

Gjithë këto personalitete të botës e nderonin për së gjalli dhe vazhdojnë t’i referohen me nderim sa herë vizitojnë Kosovën, sepse, veç të tjerash, te ai gjetën shtizën për të varur flamurin e Kosovës së pavarur dhe europiane. I referohen kujtimit të tij për t’u thënë pasardhësve se ai na dha fjalën për Ju. Mos e tradhtoni së vdekuri.

Mos na keqkuptoni atë dhe ne. Mos e shpërdoroni lirinë. Kurrë në historinë e shtypit dhe mediave të botës vdekja e një lideri shqiptar nuk ka qenë lajm i parë, si në rastin e Rugovës, baras me Mandelën, duke e rikonfirmuar si referencë botërore. Në vitin 2007, ministri i Kulturës Bujar Leskaj i pat kërkuar një konsideratë At Zef Pllumit me idenë për të botuar një Antologji përshtypjesh mbi Rugovën.

Frati e dërgoi të vetën, të tjerët mesa duket jo. Pak rreshta, ndoshta shumë për një citim, por të shprehur aq sintetikisht që nuk mund ta citosh nëse heq edhe një fjali, ndaj po e vendosim të plotë. “Një ndër burrat e rrallë të Kombit Shqiptar. Ndoshta ma i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilsohemi, simbas të tjerve, popull hakmarrës i pamëshirshëm e shkatrrimtar. Ai u përpoq më e spjegue shkrimtarin e madh kosovar Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpirtin e Ibrahim Rugovës. I përpoq mendimi i tyne i përbashkët: Liria e popullit kosovar. Caktoi me ndjekë rrugën e tij si ma të drejtën për një Kosovë të lirë e të pamëvarun prej gjithkujt. Ai pati vizionin e themeluesve të Europës së bashkueme. Atje mendonte me shti edhe vendin e vet, Kosovën, por pa i shkaktue vuejtje as gjak kurrkuj, prandaj edhe kje thirrë ‘Gandi Kosovar’. U sha e u luftue edhe nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm Vizionin europian. Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijtuni, e ma i urti i të gjithve”.

Ibrahim Rugova e bëri të kalueshëm me këmbë “detin e kuq”, të pamundurën të mundur. Ai vazhdoi aty ku e la Pjetër Bogdani. Bogdani vazhdon të keqkuptohet. Me gjasë edhe Rugova si dishepull i tij.

Previous Post

Majko: A është Lushtaku i barabartë para ligjit sa Ivanoviqi?

Next Post

U lye me benzinë dhe i vuri vetes flakën, në gjendje kritike pensionisti

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

U lye me benzinë dhe i vuri vetes flakën, në gjendje kritike pensionisti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.