• Latest
  • Trending
  • All

Hursever, artisti i skenave botërore performon edhe në Kosovë

18/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Hursever, artisti i skenave botërore performon edhe në Kosovë

18/04/2015
in Kulture

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Për herë të parë ka performuar në shtetin prej nga e ka prejardhjen. Por ndryshe nga kjo, Volkan Hursever, shpesh viziton Kosovën dhe qytetin e Mitrovicës, ku ka lindur babai i tij dhe ku ende është shtëpia. Katër instrumente, contra cass, piano, daullet dhe saksofoni, kanë bërë bashkë artistët Volkan Hursever, Sabri Tulug Tirpan, Ediz Hafizoglu dhe Engin Recepogullari, të cilët kanë interpretuar kompozime të tyre dhe xhazin standard. Në koncertin ku ishte mbledhur publiku në numër të madh, Volkan Hursever ka interpretuar dhe një këngë që ia ka kushtuar nënës së tij, e cila kishte vdekur pas një sëmundjeje të rëndë.

Kjo nuk është e vetmja vizitë që ai i bën Kosovës si profesionist i muzikës xhaz. Në fund të muajit maj ai sërish do të vijë në Kosovë, me ç’rast do të vizitojë Fakultetin e Arteve, ku mësohet për muzikën xhaz.

Ai thotë nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse është fokusuar më shumë te muzika xhaz, dhe tregon se edhe babai i tij ka luajtur në të njëjtin lloj të muzikës.

“Kam ardhur në vendlindjen time dhe është shumë e rëndësishme për arsye se para 80 viteve babai im ka lindur këtu”, ka thënë Hursever, i cili në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ka performuar bashkë me Sabri Tulug Tirpan, Ediz Hafizoglu dhe Engin Recepogullari, në mbrëmjen e së enjtes.

“Ka një rëndësi të madhe për mua që jam sonte këtu dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Volkan Hursever, i cili ka treguar se në këtë koncert të mbajtur në kuadër të “Turkish Jazz Week”, kanë interpretuar xhaz standard dhe kompozime të tyre.

“Kam qenë disa herë në Kosovë, por është hera e parë që vij në Kosovë për një koncert të tillë”, ka thënë artisti për “Zërin”, derisa ka treguar se me muzikantët e tjetër është hera e parë që të gjithë bashkë kanë interpretuar në një koncert.

“Kemi pasur projekte të ndryshme me secilin prej anëtarëve të grupit, por është hera e parë që jemi mbledhur të katërtit për një festival të tillë arsye se i kemi projektet e reja edhe janë duke e incizuar një album të ri”, është shprehur Volkan Hursever, ndërsa duke iu referuar Kosovës, ai ka thënë se për të ka rëndësi të madhe vendlindja e tij. “Enkas për festivalin jemi mbledhur të gjithë së bashku me anëtarët për “Javën e Muzikës Xhaz”. Kemi luajtur projektet tona në programin e sotëm po ashtu kemi luajtur edhe xhazin standard”, ka thënë artisti i muzikës xhaz. Në mesin e koncertit, artistëve nga Turqia u është bashkuar edhe Armend Xhaferi, si i ftuari i tyre.

“Një pjesë e koncertit është mbajtur edhe për nënën time, i është dedikuar edhe asaj. Nëna ime ka vdekur prandaj i kam kushtuar një këngë”, ka thënë Volkan Hursever, derisa ka treguar se edhe nga e njëjta sëmundje ka vdekur edhe nëna e një tjetër anëtari të grupit. “E kemi parë të arsyeshme që t’ua kushtojmë edhe atyre një këngë”, thotë Hursever, për të shtuar se janë të papërshkruara ndjenjat e tij në kohën kur e interpreton këngën kushtuar nënës. “Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat derisa e luaj këtë këngë.
Image

Sepse ndjehem mirë dhe keq në të njëjtën kohë”, ka treguar artisti. Ndonëse nuk mund të flasë për emocionet që ia dhuron kjo këngë derisa e interpreton, ai thotë se ndjehet shumë mirë në mesin e kosovarëve. Po kaq mirë Volkan Hursever ka thënë se është ndjerë në qytetin e Mitrovicës dhe shtëpinë ku ka lindur babai i tij. “Ka qenë një ndjenjë interesante nuk e kam vizituar shtëpinë ku para 80 viteve ka lindur babai im”, ka treguar Hursever, derisa ka thënë se babai i tij, i cili në moshën 25-vjeçare ka emigruar në Turqi, e viziton çdo vit Mitrovicën, qytetin ku ka lindur dhe shtëpia e tij.

“Për mua kjo është shumë e rëndësishme, që të njoh vendin ku ka lindur babai im”, ka thënë për gazetën Volkan Hursever, derisa ka treguar se është i informuar për situatën politike të Mitrovicës.

“Besoj që situata e Mitrovicës nuk është një situatë që do të mundë të zgjidhet për një kohë të shkurtër, ndoshta do të marrë pak kohë që të zgjidhet, por besoj që gjithçka do të bëhet mirë dhe situata do të përmirësohet”, ka treguar për gazetën Hursever, derisa ka thënë se është i interesuar për muzikën shqiptare.

“Me këtë vizitën nuk kam shumë kohë që të takohem me muzikantë nga Kosova, por në fund të muajit maj do të vij prapë në Kosovë dhe koordinatori i festivalit do të më ndihmojë që të vizitoj Universitetin e Prishtinës, degën e muzikës për arsye se kam informata që ekziston lënda e xhazit dhe do ta vizitoj Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Volkan Hursever, i cili ka përfunduar studimet për muzikë klasike. “Nuk ka ndonjë arsye shumë të veçantë që më ka tërhequr që të merrem me muzikën xhaz, por ndoshta është edhe prindi që më ka nxitur pak, pasi babai im është marrë me muzikën xhaz”, ka thënë Hursever, i cili ka kryer studimet master dhe doktoratën për muzikën turke. “Ndoshta e kam bërë pak me vonesë, por mendoj se gjithçka ia vlejti dhe tani jam gati për muzikën turke”, ka thënë Hursever, derisa ka shtuar se organizime të tilla si “Turkish Jazz Week” janë shumë të rëndësishme. Ai ka thënë se kur flitet për muzikën xhaz ka pika të përbashkëta jo vetëm me shqiptarët, por edhe ndërkombëtarisht. Volkan Hursever është shprehur se është një iniciativë e bukur “Turkish Jazz Week” dhe një mundësi e mirë e bashkëpunimit.

Volkan Hursever njihet për bashkëpunimet e tij, brenda dhe jashtë Turqisë, për performancat e tij në shumë festivale dhe koncerte.

Image

Image
Previous Post

Gynter Gras, shpirti gjerman mes fajit dhe vuajtjes

Next Post

Ditarët e të famshmëve

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Ditarët e të famshmëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.