Vetëm ditën e djeshme në rajonin e Çongrad të Hungarisë policia e këtij shteti ka arrestuar 1.233 shqiptarë të Kosovës të cilët kanë kaluar kufirin serbo-hungarez në mënyrë ilegale.
Numri më i madh i këtyre azilkërkuesve është zënë në korridorin e famshëm të qytetit Ashothaloma i cili është në kufi me Serbinë.
Siç bëjnë të ditur mediat hungareze bashkë me këta shqiptarë të Kosovës janë arrestuar edhe 33 shtetas afganë dhe pakistanez dhe sirianë. Të gjithë këta shtetas i janë dorëzuar Zyrtarëve të Imigracionit në Hungari raporton Gazeta Blic, trasmeton Indeksonline.
Për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve, FIDES partia në pushtet dje u bëri thirrje qytetarëve që të deklarojnë nëse duan ndryshimin në ligj që do të lejojë dëbimin e të huajve të paligjshëm, sepse kjo parti beson se Hungaria ekonomikisht nuk mund të trajtojë pritjen aq shumë të azilkërkuesve, as mund të sigurojë mbijetesën e tyre.















