Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sekuestrimin e pallatit 11-katësh, ndërtim për të cilin ditën e djeshme u bë arrestimi i kryebashkiakut të qytetit bregdetar Shpëtim Gjika, i akuzuar për dhënien e lejes së paligjshme. Mësohet se Prokuroria e ka dërguar kërkesën në gjykatë, me pretendimin se pallati duhet të sekuestrohet pasi është ngritur në bazë të një lejeje të falsifikuar. Gjika u arrestua pasi akuzohet se ka dhënë leje të jashtëligjshme për pallatin 11-katësh në qytetin bregdetar dhe krahas tij u arrestua edhe Doriana Sulaj, drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në bashkinë e Vlorës dhe biznesmeni i ndërtimit, Artur Haxhi, pronari i pallatit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















