Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Mirditë, pasi ka rënë në një humnerë. Siç njofton policia, gruaja 56-vjeçare ka qenë duke mbledhur bimë mjekësore kur ka rënë.
“Rreth orës 20:00, në një pjesë mali të fshatit Kallmet i Madh, shtetasja L. N., 56 vjeçe, banuese në Kallmet i Madh, duke mbledhur bimë mjekësore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë si ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.






















