Mëngjesin e sotëm në Tiranë ka humbur jetën një 20-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur, rreth orës 07:05 në rrugën “Zef Jubani”, ku shtetasja me iniciale T. M., ka rënë nga kati i 4 i një pallati.
Përplasja ka rezultuar fatale për 20-vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake të bluve dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. A.B/Shekulli Online/
















