Gazeta prestigjioze Huffington Post i ka kushtuar një artikull të gjatë sot zonës së Dhërmiut në Shqipëri dhe potencialit që ofron ajo.
Gazeta shkruan se për ata që i kanë vizituar brigjet shqiptare, nuk është surprizë se Shqipëria po rritet ndjeshëm në shikueshmërinë e saj si një prej destinacioneve kryesore botërore, pasi ajo u shpall në vendin e parë nga Lonely Planet më 2011 dhe në vendin e katërt nga The New York Times më 2014, apo në vendin e pestë nga The Rough Guides më 2016.
Shqipëria është një ndër vendet më të pazbuluara të Evropës dhe është një parajsë e paprekur tokësore. Vizitorët ndërkombëtarë, pasi vizitojnë Tiranën, duhet të shkojnë patjetër në Dhërmi, në jug të vendit, që është katër orë me makinë, por është një prej vendpushimeve numër një në botë, shkruan Mapo.
Shqipëria garanton çmime të arsyeshme në euro apo dollarë për turistët, të cilët mund të zbulojnë perlat e këtij vendi. endasit janë mjaft mikpritës dhe ndoshta më miqësorët dhe dashamirësit në botë.














