Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se së shpejti do të vijnë edhe dy njohje të reja për vendin.
Kryediplomanit kosovar, ka thënë se vendi jonë gjatë ditëe në vijim do të anëtarsohet edhe në një organizatë, por pa specifikuar ose dhënë detaje.
“Gjatë vitit 2014, njëra nga prioritet që kemi pas si MPJ, ka qenë anëtarësimi në organizata të ndryshme. Në fillim të vitit ne kemi organizuar një konferencë të ambasadorëve ndërsa temë kryesore ka qenë kjo.
Deri më tash kemi arrit të anëtarësohemi në katër organizata që ka qenë objektiv i jon, dhe besoj që gjatë këtyre ditëve do të kem edhe të reja”, tha ministri.
Ai më tej, bëri me dije se dy ende nga Afrika, kanë marrë vendim që ta njohin Republikën e Kosovës, por nuk dihet se kur kjo do të shpallet edhe zyrtarisht.
“Ndërsa mund të ju konfirmoj se janë dy vende të cilat janë në procedurë të cilat veç se e kanë marrë vendimin që ta njohin Kosovën, por kur e shpallin, do të jetë çështje që u takon atyre. Mund të them që dy vende janë nga kontinenti i Afrikës”, tha Hoxhaj.















