Në shënimin e katër vjetorit të Mendimit Këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legalitetin e pavarësisë së Kosovës, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, iu ka nisur nga një letër të gjitha shteteve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj përmes profilit të tij në rrjetin social facebook.
“Aty kam ripërsëritur kërkesën për njohje të Kosovës, duke argumentuar se pos shumë arsyeve pse duhet njohur pavarësia është edhe opinioni i GJND-së i cili e konfirmoi si legale dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Kosova deri më tani është njohur nga 107 shtete dhe synojmë të arrijmë njohjen e 2/3 të shteteve anëtare të OKB-së në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Hoxhaj.














