Ministri i Jashtëm i Kosovës, gjithashtu ka thënë se “orientimi ynë është shumë i qartë, ne duam të jemi pjesë e bashkësisë euro-atlantike, duke arritur të jemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s”.
Spanja së bashku me Rumaninë, Greqinë, Qipron dhe Sllovakinë janë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pas shpalljes së saj më 17 shkurt të vitit 2008.






















