Hoxhaj është shprehur optimist për këtë raport të ri që mund të formalizohet në fund të këtij viti.
“NATO vazhdimisht ka qenë një përkrahës dhe mbështetës i rëndësishëm i Kosovës. Por në takimin që sot kisha me zv/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, biseduam si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë bilateral ndërmjet NATO-së dhe Kosovës. Shpresoj që nga fundi i këtij viti kjo marrëdhënie e re do të formalizohet”, ka thënë Hoxhaj, bën të ditur komunikata.
Kryediplomati kosovar është takuar edhe me zyrtarë të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Douglas Lute.
Paradite, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.
https://www.youtube.com/watch?v=xJBhErzlTN8?feature=oembed&w=640&h=360
























